- Shërbimet që ndërmarrja ndërtimore UNIproject ofron, bëjnë që kjo kompani të dallohet në sektorin e ndërtimtarisë prej nga stafi profesional, kreativiteti projektues, dhe serioziteti në punën ndërtimore.

- Shërbimet që UNIproject ofron fillojnë nga projektimi i objekteve individuale, prodhuese, hoteliere e arsimore, e deri tek ato objekte dhe ura të infrastrukturës me llogaritje dhe analiza statike, me mjetet më të reja të ndërtimtarisë moderne.

- Në ndërtimtari, UNIproject bënë ndërtimin si dhe rikonstruimin e objekteve të ndryshme.

- Në pjesën e projektimit dhe ekzekutimit të instalimeve, stafi i UNIproject dallon me instalimin e elektrikës, ujësjellsit dhe kanalizimit, telefonit, instalimet e rrjetës kompjuterike LAN dhe lajmërimet kundër zjarrit. Në veqanti, bashkëpunimi me Kompaninë Gjermane TOTAL WALTHER i jep ndërmarrjes fuqinë dhe ekspertizën e instalimit të pajisjeve për shuarjen e zjarrit me gas INERGEN.

- Përvoja shumë vjeqare garanton cilësi dhe kualitet në të dy segmentet kryesore të UNIproject: Projektim dhe Ndërtim.